Art&Argëtim

Bianca Censori i bindet paralajmërimit të Kim Kardashian, vishet më serioze gjatë takimit me North

Pamja e saj kaq ndryshme mund të jetë për shkak të Kim pasi thuhet se paralajmëroi Kanye që t'i thotë gruas së tij të re që të 'mbulohet' kur është pranë katër fëmijëve të tyre.

27 Shkurt 2024, 19:42 Nga S.B
Bianca Censori i bindet paralajmërimit të Kim Kardashian, vishet
North West dhe Bianca Censori

PARIS- Gruaja e reperit Kanye West, Bianca Censori mori detyrën e njerkës teksa doli me North West në Paris, Francë. Bianca u mbulua në mënyrë të pazakontë për darkën me fëmijën e madh të Kanye. Bianca dhe njerka e saj North u panë duke shijuar kohë së bashku teksa po shkonin në dyqanin e ushqimit të shpejtë ‘Popees’ dhe më pas bënë një tjetër ndalesë për ushqim në ‘McDonalds’.

North kishte veshur një bluzë të gjerë të stampuar me ‘Vultures Volume 1’ në mbështetje të albumit të ri të babait të saj ndërsa Bianca dukej ndryshe me një xhaketë të zezë të madhe të vendosur mbi një fustan dhe geta.

Bianca Censori i bindet paralajmërimit të Kim Kardashian, vishet
North West dhe Bianca Censori

Pamja e saj kaq ndryshme mund të jetë për shkak të Kim pasi thuhet se paralajmëroi Kanye që t'i thotë gruas së tij të re që të 'mbulohet' kur është pranë katër fëmijëve të tyre. North, e cila gjithashtu kishte veshur një kapele gëzofi, eci dorë për dore me njerkën e saj teksa bënin xhiro të buzëqeshura.

bianca censori kanye west north west kim kardashian

Sondazh

Poll