Art&Argëtim

U mbajt në krah nga truprojat sepse nuk donte të bënte atletet pis, DJ Khaled kritikohet ashpër nga fansat

Por ylli këmbënguli që ai të transportohej në krah nga makina e tij në një kamion dhe më pas në skenë, për të shmangur ngjitjen e rërës tek këpucët.

27 Shkurt 2024, 19:20 Nga S.B
U mbajt në krah nga truprojat sepse nuk donte të bënte atletet
DJ Khaled

SHBA- DJ Khaled u transportua nga makina e tij deri në skenë nga dy truproja për koncertin e tij në Miami Beach, vetëm sepse ai nuk donte të bënte pis atletet e tij Jordan. Reperi 48-vjeçar doli në skenë në plazhin jugor të Miami pasi takoi fansat në dyqanin e atleteve dhe veshjeve të rrugës Snipes USA. Por ylli këmbënguli që ai të transportohej në krah nga makina e tij në një kamion dhe më pas në skenë, për të shmangur ngjitjen e rërës tek këpucët.

"Unë nuk dua t'i bëj Jordanet e mia pis, a mund të marrë dikë që të më ndihmojë?" pyeti DJ Khaled teksa dy nga truprojat e tij iu hodhën në ndihmë në një video të shpërndarë nga reperi në Instagram.

Në mbishkrimin e klipit në Instagram, Khaled përsëri zbuloi pak nga dy bashkëpunimet e tij të reja me reperin Drake në albumin e tij të ardhshëm. Por veprimi i tij shqetsoi fansat saqë nuk e lanë pa komentuar.

"Prova se paratë nuk të bëjnë më pak idiot", tha një person, ndërsa një tjetër shtoi: Injoranca e të pasurve, në maksimum. Ai as nuk e di se sa shëmtuar po vepron...

Edhe autori dhe aktivisti për fëmijë Ty Allan Jackson e sulmoi reperin, duke shtuar: Fëmijët tanë po e shikojnë këtë marrëzi. Këta "të famshëm" duhet të sillen më shumë si qenie njerëzore sesa mbretër të vetëshpallur.

Disa të tjerë e kritikuan DJ Khaled për shkak se veprimi ku dy burrat me ngjyrë që e mbajtën atë në krah konsiston me ‘Muajin e Historisë së Zezë’. Pra me pak fjalë supozohet se DJ Khaled i përdori dy personat si skllevër njësoj siç veprohej para shumë vitesh me njerëzit me ngjyrë.

dj khaled

Sondazh

Poll