Art&Argëtim

Anuloi pjesëmarrjen në emisonin e mëngjesit, Zendaya tregon arsyen me një video-mesazh

Në klip, Zendaya ka ndarë një mesazh të veçantë për shikuesit që mezi prisnin ta shihnin në emisionin e mëngjesit.

26 Shkurt 2024, 17:13 Nga S.B
Anuloi pjesëmarrjen në emisonin e mëngjesit, Zendaya tregon
Zendaya

SHBA- Aktorja e njohur Zendaya ka pësuar një incident të vogël në turneun e saj të shtypit Dune: Part two. Ditën e sotme, aktorja 27-vjeçare tregoi se duhej të anulonte paraqitjen e saj në emisionin ‘Good Morning America’ për shkak të një problemi shëndetësor.

"Sa e ëmbël është @zendaya. Do të na mungosh nesër dhe shpresojmë të ndihesh më mirë së shpejti!" postoi GMA në Instagram.

Në klip, Zendaya ka ndarë një mesazh të veçantë për shikuesit që mezi prisnin ta shihnin në emisionin e mëngjesit.

"Përshëndetje GMA. Më falni që nuk mund të jem atje. Më ka humbur plotësisht zëri. Por shpresoj që ju djema të keni një mëngjes të bukur dhe shpresoj që të shijoni Dune: Pjesa e Dytë," tha ajo, me një zë të ngjirur.

Të dielën, Zendaya dhe yjet e Dune: Pjesa e Dytë,  Timothée Chalamet, Josh Brolin, Florence Pugh dhe Austin Butler u shfaqën si një grup elegant teksa morën pjesë në premierën e filmit në New York.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Good Morning America (@goodmorningamerica)

zendaya good morning america dune part two

Sondazh

Poll