Art&Argëtim

39-vjeçarja me origjinë iraniane shpallet "Miss Gjermania", mund 8 konkurentet finaliste, fiton çmimim prej 25 mijë eurosh

39-vjeçarja gjermano-iraniane kishte shkuar në Gjermani në moshën 6-vjeçare. Schonauer është e përkushtuar ndaj të drejtave të grave dhe është themeluese e rrjetit Shirzan për gratë e shtypura. 

26 Shkurt 2024, 13:46 Nga N.F
39-vjeçarja me origjinë iraniane shpallet "Miss
Miss Gjermania

GJERMANI- Arkitektja nga Berlini, Apameh Schonauer është shpallur “Miss Gjermania 2024”. 39-vjeçari mundi tetë konkurrentë në finalen e garës në Europa-Park Rust në Baden-ëürttemberg të shtunën në mbrëmje. Miss-i është nëna e dy fëmijëvë fitoi çmim prej 25 mijë eurosh.

39-vjeçarja gjermano-iraniane kishte shkuar në Gjermani në moshën 6-vjeçare. Schonauer është e përkushtuar ndaj të drejtave të grave dhe është themeluese e rrjetit Shirzan për gratë e shtypura. Pasi u emërua "Miss Gjermania 2024", Schönauer tha se dëshironte të përdorte titullin  për të mbrojtur diversitetin, për të mbështetur gratë e forta në të gjitha fushat e jetës dhe për të festuar forcën e palëkundur që qëndron brenda secilit prej nesh.

Konkursi “Miss Gjermania”, i cili fillimisht nisi si konkurs bukurie, u reformua rrënjësisht në vitin 2019. Kandidatët duhet të jenë më të larmishëm dhe, sipas organizatorëve nuk do të vlerësohen më vetëm në bazë të pamjes së jashtme, por edhe të karakterit, angazhimit individual, kreativitetit apo historisë unike. E reja në konkursin aktual është heqja e kufirit të moshës. Të gjitha gratë e moshës 18 vjeç e lart mund të marrin pjesë tani.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Apameh Schönauer (@api_schoenauer)

gjermani miss iraniane

Sondazh

Poll