Art&Argëtim

VIDEO/ "Fansi më i zjarrtë i Taylor Swift", Travis Kelce kërcen dhe këndon këngën e saj në skenë

Ai dukej i qeshur gjatë gjithë kohës teksa turma e filmonte e fotografonte me telefonat e tyre celularë.

26 Shkurt 2024, 15:48 Nga S.B
VIDEO/ "Fansi më i zjarrtë i Taylor Swift", Travis Kelce
Travis Kelce

SHBA- Fans më të zjarrtë të Taylor Swift sesa vetë i dashuri i saj Travis Kelce, nuk ka. Lojtari i Kansas City Chiefs kërceu me hitin e superyllit të vitit 2008, "Love Story", teksa po festonte me shokun e skuadrës Patrick Mahomes në klubin e natës XS të Las Vegasit gjatë fundjavës. Në një klip që po qarkullon në rrjetet sociale, Kelce shfaqet entuziast në skenë duke tundur krahët dhe shpatullat si dhe duke tundur një peshqir rreth e përqark, ndërsa DJ Marshmello luan një remix të këngës së njohur nga albumi i dytë i Swift.

Ai dukej i qeshur gjatë gjithë kohës teksa turma e filmonte e fotografonte me telefonat e tyre celularë. Gjatë kohës së tyre në XS, Kelce dhe qendërmbrojtësi Mahomes kënduan gjithashtu këngën "We Are the Champions" të Queen, duke përkujtuar fitoren e tyre më 4 shkurt ndaj San Francisco 49ers në Super Bowl 2024. Pas një udhëtimi të fundit dy-ditor për të vizituar Swift në Australi, ku ajo po performonte në Eras Tour, Kelce u nis në Sin City për të vazhduar festimet për fitoren e Chiefs.

travis kelce taylor swift

Sondazh

Poll