Art&Argëtim

Humb betejën me sëmundjen aktori i "Captain Marvel", ndërron jetë në moshën 49-vjeçare Kenneth Mitchell

I lindur në Toronto Mitchell ishte i martuar me aktoren Susan May Pratt dhe çifti kishte dy fëmijë së bashku.

25 Shkurt 2024, 22:33 Nga N.F
Humb betejën me sëmundjen aktori i "Captain Marvel",
Kenneth Mitchell

SHBA- Aktori Kenneth Mitchell, i cili u shfaq në Captain Marvel dhe një seri të Star Trek ka vdekur në moshën 49-vjeçare. Sipas Sky News, aktori u diagnostikua 5 vite më parë me ALS  e njohur gjithashtu si sëmundja e neuroneve motorike.

Familja e tij tha në një deklaratë se Mitchell frymëzoi të gjitha zemrat që ai preku.  I lindur në Toronto Mitchell ishte i martuar me aktoren Susan May Pratt dhe çifti kishte dy fëmijë së bashku. Në film, ai u shfaq si Ralph Cox në filmin biografik sportiv Miracle dhe si Joseph Danvers në filmin Captain Marvel.


Ai zbuloi se kishte ALS në një intervistë me revistën People në vitin 2020 dhe deklaroi se përdorte një karrige me rrota. Në deklaratë familja e tij theksoi se ai ishte një kërkues i shpresës, një ëndërrimtar, një besimtar në ëndrrat, një futbollist dhe më shumë se çdo gjë tjetër, një baba krenar.

kenneth mitchell captain marvel vdekje

Sondazh

Poll