Art&Argëtim

VIDEO/ Anne Hathaway si asnjëherë më parë, tregon aftësitë e kërcimit në festën e Versace

Shfaqja argëtuese e Hathaway erdhi një ditë përpara se ajo të shfaqej në 2024 SAG Awards në Los Angeles.

26 Shkurt 2024, 16:13 Nga S.B
VIDEO/ Anne Hathaway si asnjëherë më parë, tregon
Anne Hathaway dhe Donatella Versace

MILANO-Ylli i "Les Misérables" Anne Hatthaway tregoi aftësitë e saj në kërcim duke kërcyer hitin e vitit 2014 të Nicki Minaj "Anaconda" gjatë një feste pas prezantimit të 'Javës së Modës' në Milano të Versace. Në një klip tashmë viral të mediave sociale, Hathaway e cila u ul në rreshtin e parë gjatë shfaqjes, shihet duke lëvizur në mes të një rrethi kërcimi ndërsa një zë këndon vazhdimisht në pistë, “Oh Zot, shikoni të pasmet e saj!”

Spektatorët duke përfshirë stilisten Donatella Versace, e brohorisnin me entuziazëm megjithëse askush nuk iu bashkua aktores në kërcim. Fansat e reperes së njohur si "Barbz" komentuan në rrjetet sociale duke lavdëruar aktoren për performancën e saj të improvizuar, ku kishte veshur një bluzë me kuadrate bardh e zi, shoqëruar me një fund të ngjashëm me fushën e shahut.

Shfaqja argëtuese e Hathaway erdhi një ditë përpara se ajo të shfaqej në 2024 SAG Awards në Los Angeles. Ajo u ribashkua me yjet Meryl Streep dhe Emily Blunt për të dhënë një çmim gjatë ceremonisë, gjatë së cilës treshja recitoi vargje ikonike nga filmi “Devil wears Prada”.

anne hathaway nickyminaj versace

Sondazh

Poll