Politike

Akuza për hedhje gazi lotsjellës, kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjofca shpallet i pafajshëm

Kryetarja e trupit gjykues, Edita Çanta, ka thënë se “përgjatë procesit gjyqësor nuk është vërtetuar që Konjufca e ka kryer veprën penale për të cilën e akuzon Prokuroria Themelore në Prishtinë”.

26 Shkurt 2024, 15:45 Nga h.k
Akuza për hedhje gazi lotsjellës, kreu i Kuvendit të
Foto ilustruese

PRISHTINË-Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka shpallur të pafajshëm kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca lidhur me akuzën për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit më 18 gusht të vitit 2016.

Kryetarja e trupit gjykues, Edita Çanta, ka thënë se “përgjatë procesit gjyqësor nuk është vërtetuar që Konjufca e ka kryer veprën penale për të cilën e akuzon Prokuroria Themelore në Prishtinë”.

Më 23 shkurt, në fjalën përfundimtare, prokurori i rastit Besart Mustafa ka kërkuar që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, të dënohet për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës.

glauk konjufca

Sondazh

Poll