Politike

Bardhi mbledh nesër grupin parlamentar të PD, opozita me 3 propozime në tavolinë

Mësohet se aktualisht janë hedhur 3 propozime nga deputetë të ndryshëm.

26 Shkurt 2024, 13:55 Nga M.B
Bardhi mbledh nesër grupin parlamentar të PD, opozita me 3 propozime
Gazment Bardhi

TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, pritet të mblidhet këtë të martë në orën 12:00 ku do të diskutohet forma sesi do të vazhdojë aksioni opozitar. Mësohet se aktualisht janë hedhur 3 propozime nga deputetë të ndryshëm. Ideja e parë është që kërkesat për komisionet hetimore parlamentare të ridërgohen përsëri dhe nga ana tjetër, nëse grupi do të vazhdojë apo jo aksionin e bllokimit të parlament, do të varet nga qëndrimi i Partisë Socialistë. Propozimi i dytë, është ai i ngujimit të deputetëve të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, deri në plotësimin e kërkesave të PD-së së Rithemelimit. Ky propozim përkrahet nga një shumicë e deputetëve të opozitës.

Propozimi i tretë, është veprimi me ekstrem, greve urie. Kjo ide përkrahet aktualisht nga disa deputete. Ndër të Dashnor Sula, Bledjon Nallbati, Saimir Korreshi, Isuf Celaj.

 

grupi parlamnetar

Sondazh

Poll