Politike

Nikolla takim me homologun e Bullgarisë, Jeliazkov: Përkrahim rrugëtimin evropian të Shqipërisë

Nikolla vlerësoi marrëdhëniet e bashkëpunimit mes dy vendeve, ndërsa shtoi se këto bashkëpunime do të shtrihen në disa fusha. 

26 Shkurt 2024, 11:02 Nga r.ll
Nikolla takim me homologun e Bullgarisë, Jeliazkov: Përkrahim
pamje nga konferenca

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka zhvilluar sot takim me homologun e saj të Bullgarisë, Rossen Jeliazkov. Pas takimit ato kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat. Nikolla vlerësoi marrëdhëniet e bashkëpunimit mes dy vendeve, ndërsa shtoi se këto bashkëpunime do të shtrihen në disa fusha. 

Nga ana tjetër, Jeliazkov gjatë fjalës së tij, foli për takimin dhe theksoi se Bullgaria dhe Shqipëria nuk kanë çështje të hapura së bashku. Kryeparlamentari bullgar tha se përkrahin rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

“Patëm dialog intensiv dhe interesant. Nën vizuam marrëdhëniet tona edhe në kontekstin e  procesit të integrimin në BE, edhe në kontekstin e sfidave para rendit ndërkombëtar. Mes dy vendeve tona nuk ka çështje të hapura. Folëm edhe për mundësitë për nxitjen e investimeve, për mundësitë që do të na japë “korridori 8”, për intensifikimin e marrëdhënieve. Jemi të kënaqur se “korridori 8″ është pjesë e sistemit evropian. Folëm edhe për këtë, në kuadër të një viti do të kemi një linjë të regullt ajrore, diçka mbi të cilën ne punojmë fort. Kjo do të japë një potencial tjetër për zhvillimin e turizmit. Morëm konfirmim për garantimin e të drejtave të minoritetit bullgar në Shqipëri. Vlerësojmë përpjekjet për këtë dhe në bazë të kësaj përkrahim rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Jemi të kënaqur për mundësitë që të zhvillojmë dialogun politik dhe do të vazhdojmë komunikimin në nivel parlamenter për intensifikimin të gjitha marrëdhënieve ndëri. Faleminderit për bisedimet konstruktive”, tha Jeliazkov. 

lindita nikolla rossen jeliazkov

Sondazh

Poll