Politike

Rama flet për "Ballkanin e Hapur" në samitin e BERZH: U sulmua se ishte një njësi për zbatimin e projekteve

Kreu i qeverisë tha se vendet pjesmarrëse në samit duhet të bëjnë ç'është e mundur sipas tij brenda rajonit dhe të punojnë si vendet e BE-së

26 Shkurt 2024, 14:45 Nga r.ll

Rama flet për "Ballkanin e Hapur" në samitin e BERZH: U

LONDËR- Ditën e sotme në Londër u zhvillua Samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor i organizuar nga BERZH, ku pjesëmarrës ishin gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor. 

Kryeministri Edi Rama, mori pjesë përmes një lidhje online, ndërsa gjatë fjalës së tij, foli për nismën e Ballkanit të Hapur. Rama tha se nisma u sulmua se ishte sipas tij një njësi për zbatimin e projekteve. Kreu i qeverisë tha se vendet pjesmarrëse në samit duhet të bëjnë ç'është e mundur sipas tij brenda rajonit dhe të punojnë si vendet e BE-së.

"Krijuam Ballkanin e Hapur, për shkak se pamë që Procesi i Berlinit s’mund të sillte rezultate. Me Ballkanin e Hapur kishim nje perparim te mirëfilltë. Për fat të keq nisma u sulmua pavaresisht se ishte një njësi për zbatimin e projekteve dhe do ishte shume mire sikur te gjithe te ishim aty. Ajo qe duhet te bejme eshte ajo që kemi bërë me Ballkanin e Hapur. 

Duhet te bejme shume reforma brenda vendeve tona dhe ajo qe kemi synuar ne, te Ballkanit te Hapur, se ndersa presim te hyjmë në BE, duhet te bejme ç’eshte e mundur brenda rajonit, te punojme si vendet e BE, por politika eshte politikë dhe kur politika perdoret per te marre vota kunder ketyre projekte te medha strategjike, atehere keto projekte duhet te presim.", tha Rama. 

edi rama samiti per investimet ne ballkanin perendimor

Sondazh

Poll