25 Shkurt 2024, 19:28
Nga N.F
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur sot para mbështësve të tij ka folur në lidhje me protestën e 20 shkurtit. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se kjo javë ka bërë krenar çdo shqiptar pasi sipas tij tronditën në themele Edi Ramën.
Ai më tej shtoi se qytetarët shqiptarë do ti bëjnë gjyqin në bankën e të akuzuarit dhe në gjyqin e historisë.
Fjala e plotë:
Kjo javë ka bërë krenar çdo shqiptar. Ka bërë me krah çdo shqiptar, sepse shqiptarët e panë në 20 shkurt se cila është fuqia magjike e bashkimit të tyre. Se me bashkimin e tyre tejkaluan çdo lloj parashikimi. Tronditën në themele Edi Ramën dhe suitën e tij, organizatën kriminale të tij, qeveri.
Rezonuan në të gjithë botën. Prandaj ju drejtohem ju misionarëve të bashkimit, të bëni gjithçka, të bashkohemi si kurrë më parë me çdo shqiptar që është i gatshëm të luftojë për lirinë dhe dinjitetin e tij.
Me çdo shqiptar që është i gatshëm të luftojë për interesin kombëtar të këtij vendi dhe kombi.
Me çdo shqiptar që është i gatshëm të përballet me këtë regjim krimi, droge dhe vjedhje të Edi Ramës. Edi Rama është tronditur thellë gjer në palcë. E kam thënë dhe u them nuk ka njeri më frikacak mbi tokë se atë. Mos e harroni kurrë këtë. Këto 2-3 ditët e fundit, Edi Rama hap thashetheme dhe fjalë se ai, nuk kërkon një mandat tjetër. Nga ana tjetër lë të kuptohet poshtë e përpjetë se ka bërë marrëveshjes si McGonigali.
Tani më lejoni të ju them ju. Edi Rama së pari asnjeri nuk beson mashtrimet e tua dhe çdo marrëveshje që mund të kesh bërë, do ta grisim dhe ta hedhim në koshin e plehrave.
Do të jenë qytetarët shqiptarë që do të bëjnë gjyqin në bankën e të akuzuarit, gjyqin e historisë.
Nuk ke shpëtim. Ëndërra jote për Shqipërinë për opozitë, ka marrë fund.
Shqipëria sot ka opozitë më të fuqishme se kurrë. Vajatorët e tu, larot e Shqipërisë pa opozitë që u sulmojnë ju, që sulmojnë demokratët nga mëngjesi gjer në darkë janë skllevër të organizatës kriminale të qeverisë. janë skllevër të firmave të tyre, të parave të krimit me të cilat mbrohen.
Ndaj dhe asnjë ndikim nga fushata e tyre e turpshme, e shpifur, e mashtrimit e sharjeve se ata përfaqësojnë thjeshtë larot e Edi Ramës, larot e regjimit, larot e krimeve qeveritare dhe të veta.
berisha pd
Politike
25 Shkurt 2024, 19:27
S.N
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dencuar vendimin e Gjykatës së Lartë në lidhje me ra...
Politike
25 Shkurt 2024, 19:03
N.F
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur sot para mbështës...
Politike
25 Shkurt 2024, 13:35
M.B
Igli Hasani
GJENEVA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani udhëton sot nga India drejt Gjenevës, ku në datat ...
Politike
25 Shkurt 2024, 11:05
M.B
Luan Baçi
TIRANA- Deputeti i opozitës, Luan Baçi ka bërë një deklaratë për mediat sot ku tha se...
Politike
24 Shkurt 2024, 21:11
r.ll
ilir meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka denoncuar faktin se 76 milionë euro që janë grumbulluar nga ske...
Politike
24 Shkurt 2024, 19:43
r.ll
sali berisha
TIRANË- Gjatë fjalimit të tij, lideri i opozitës, Sali Berisha iu drejtua qytetarëve duke iu thënë se shum&...
Politike
24 Shkurt 2024, 19:25
r.ll
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha i është rikthyer sërish vendimit të Gjykatës së Lartë ndaj gazetar...
Politike
24 Shkurt 2024, 19:09
r.ll
Sali Berisha
PJESË NGA DEKLARATA E BERISHËS:
PD denoncoi që ditën e parë me forcën më të madhe agresionin barbar t...
Politike
24 Shkurt 2024, 18:58
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit nga dritarja e banesës, ka folur për dy vjetorin e fi...
Politike
24 Shkurt 2024, 16:14
r.ll
edi rama dhe giorgia meloni
ITALI- Brenda datës 24 mars 2024, Italia duhet t'i derdh Shqipërisë fondin e garancisë prej 16.5 milion&eu...