Aktualitet

Tre fëmijët vranë dhe groposën babanë e tyre në Durrës, të afërmit zbulojnë dy ngjarje kriminale të lidhura me familjen Meta

Kujtojmë se sot gjykata e Durrësit caktoi masën arrest në burg për Hygertë, Hysenin dhe Amarildon të cilët akuzohen për vrasjen dhe groposjen e babait të tyre, Pëllumb Metës.

26 Shkurt 2024, 14:03 Nga r.ll
Tre fëmijët vranë dhe groposën babanë e tyre në
femijet dhe pellumb meta

DURRËS- Ngjarja makabre e ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ku tre fëmijët vranë dhe groposën babanë e tyre ka tronditur mbarë opinionin publik. Por ky krim ka nxjerrë në dritë edhe dy ngjarje kriminale që lidhen me këtë familje. Sipas raportimeve të mediave, mësohet se nëna e Blerina Metës, bashkëshortja e Pëllumb Metës, vrau vite më parë vjehrrën e saj dhe plagosi burrin. Ngjarja kishte ndodhur në maj të vitit 2010 në Kurbin.

Pas një sherri në familje, Sanije Tuga mori armën dhe qëlloi me breshëri mbi vjehrrën e saj Beharen dhe burrin e saj, Baftjarin, duke lënë të vdekur në vend të moshuarën dhe plagosi rëndë burrin. Pasi bëri 6 vite burg, mësohet se Sanije Tuga ishte kthyer sërish në familjen e burrit të saj.

Nga ana tjetër e afërmja e familjes Tuga, familja e Blerina Metës, ka treguar se ajo ka vuajtur. Ajo ka treguar se burri e ka torturuar e dhunuar e shpesh herë shkonte në shtëpinë e të atit, e nxirë. Por sipas saj, i gjithë fisi i Pëllumb Metës ishte i ashpër, pasi xhaxhai i tij ka vrarë djalin Sabri Meta.

Kujtojmë se sot gjykata e Durrësit caktoi masën arrest në burg për Hygertë, Hysenin dhe Amarildon të cilët akuzohen për vrasjen dhe groposjen e babait të tyre, Pëllumb Metës. Ndërkohë, Blerina Meta, nëna e 3 fëmijëve të arrestuar, vendndodhja e të cilës mbahet sekret për shkak të sigurisë, ndodhet nën hetim në gjendje të lirë e dyshuar se kreu veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Blerina vazhdon ta mohojë që ishte në dijeni të ngjarjes, pavarësisht se në një nga dëshmitë e shumta që vajza ka dhënë mbi ngjarjen, dhe që prokuroria e ka pjesë të dosjes, thuhet se e ëma, kur ka ardhur në banesë ka ngelur e tronditur nga ajo që kishin bërë fëmijët.

blerina meta pellumb meta vrasje ne durres

Sondazh

Poll