Aktualitet

Vranë dhe groposën babain, tre fëmijët e Pëllumb Metës dalin kokëulur para gjykatës (FOTO)

Në seancën gjyqësore nuk është i pranishëm asnjë nga familjarët e tre të arrestuarve. 

26 Shkurt 2024, 12:11 Nga r.ll
Vranë dhe groposën babain, tre fëmijët e Pëllumb
pamje nga gjykata

DURRËS- Kanë mbërritur në gjykatë tre fëmijët e Pëllumb Metës të cilët vranë dhe groposën babanë e tyre. Hygerta, Amarildo dhe Hysen Meta do të njihen sot me masën e sigurisë. Në seancën gjyqësore nuk është i pranishëm asnjë nga familjarët e tre të arrestuarve. 

Mbi tre fëmijët, rëndojnë akuzat e “Vrasjes për rrethana familjare në bashkëpunim” si dhe “mos kallëzim krimi”. Nga dosja hetimore kanë dalë detaje të reja në lidhje me motivin e ngjarjes, me tre fëmije të arrestuar dhe me nënën nën hetim ku thuhet se versioni që vrasja ka ndodhur për shkak të një fejese të padëshiruar nga vajza, Hygerta Meta është rrëzuar. Të pyetur nga policia, familja që ku mund të fejohej Hygerta, ka pohuar se pavarësisht dëshirës së tyre për të lidhur krushqi me familjen Meta, i ati vajzës Pëllumb Meta ua kishte bërë të qartë se krushqia nuk mund të bëhej pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk kishte plane për ta fejuar.

Blerina Meta, nëna e 3 fëmijëve të arrestuar, vendndodhja e të cilës mbahet sekret për shkak të sigurisë, ndodhet nën hetim në gjendje të lirë e dyshuar se kreu veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Blerina vazhdon ta mohojë që ishte në dijeni të ngjarjes, pavarësisht se në një nga dëshmitë e shumta që vajza ka dhënë mbi ngjarjen, dhe që prokuroria e ka pjesë të dosjes, thuhet se e ëma, kur ka ardhur në banesë ka ngelur e tronditur nga ajo që kishin bërë fëmijët.

hysen meta amarildo meta hygerta meta

Sondazh

Poll