Aktualitet

Izoloi dhe monitoronte me kamera familjen, gjykata shtyn dhe 20 ditë arrestin në burg për Jetnor Zhabolin

Shtyrja e seancës u bë për shkak sepse brenda ketij afati ekspertët duhet të paraqesin konkluzionet për të riun.

26 Shkurt 2024, 13:35 Nga r.ll
Izoloi dhe monitoronte me kamera familjen, gjykata shtyn dhe 20 ditë
jetnor zhaboli

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur shtyrjen edhe për 20 ditë të tjera të masës së sigurisë arrest në burg për 35-vjeçarin Jetnor Zhaboli, i cili mbante të mbyllur prej muajsh nënën, gruan dhe dy fëmijën e mitur, brenda banesës së tyre. Shtyrja e seancës u bë për shkak sepse brenda ketij afati ekspertët duhet të paraqesin konkluzionet për të riun.

Zhabolli kishte izoluar në banesë nënën, gruan dhe famijët e tij të mitur duke mos i lejuar të kishin kontakt me pjesën jashtë. Përveç izolimit ai ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes e cila kishte tentuar të vriste veten disa herë. 

35-vjeçari kishte vendosur kamera në çdo cep të shtëpisë duke përfshirë edhe tualetin për të monitoruar çdo lëvizje të nënës, gruas dhe fëmijëvë të tij. Çifti i bashkëshortëve ishin të martuar prej 10 vitesh ndërsa Zhaboli nga xhelozia kishte izoluar gruan. Ekonomisti kishte vendosur edhe një aparaturë që bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar familjaret e tij të komunikonin me asnjë person jashtë shtëpisë. Dyshohet që Zhaboli vuan nga probleme të shëndetit mendor por do të jetë ekspertiza që do të bëhet në vijim për të përcaktuar situatën e tij mendore.

jetnor zhaboli

Sondazh

Poll