Aktualitet

Dëshmitë kontradiktore të Hygertës, avokatja: Ka nevojë për hetime shtesë nga prokuroria

Avokatja tha se Hygerta Meta ka bërë tre dëshmi, dy prej të cilave janë kontradiktore.

26 Shkurt 2024, 13:27 Nga r.ll
Dëshmitë kontradiktore të Hygertës, avokatja: Ka nevojë
avokatja

DURRËS- Avokatja e tre fëmijëve të Pëllumb Metës, të cilët akuzohen se kanë bashkëpunuar me njërit-tjetrin për vrasjen e babait të tyre.

Avokatja tha se Hygerta Meta ka bërë tre dëshmi, dy prej të cilave janë kontradiktore. Madje ajo sugjeroi që në kushte të tilla ka nevojë për hetime shtesë nga ana e prokurorisë.

“Sa i përket dy të mbrojturve prej me, Hygerta pranoi veprën. Tha jam unë ajo që e kam kryer vrasjen. Do vijojnë hetimet sepse prokurori ka sjellë caktimin e masës së sigurimin për nenit 303, jo për vrasje. Janë bërë dy deklarime kontradiktore, ka vend për hetime shtesë”, tha avokatja.

Kujtojmë se sot Gjykata e Durrësit ka caktuar masën "arrest me burg" për tre fëmijët, të cilët akuzohet për "vrasje në rrethana familjare" dhe "fshehje dhe asgjesim të kufomës". 

hygerta meta pellumb meta

Sondazh

Poll