Aktualitet

Prokuroria kërkon burg për fëmijët/ Flet Hysen Meta: E ka qëlluar motra, nuk e vrava unë babain

Ai ka thënë se ishte prezente kur e vranë dhe se e ka qëlluar Hygerta.

26 Shkurt 2024, 12:30 Nga r.ll
Prokuroria kërkon burg për fëmijët/ Flet Hysen Meta: E ka
pamje nga gjykata

DURRËS- Në gjykatën e Durrësit po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj tre fëmijëve që akuzohen për vrasjen e babait të tyre, Pëllumb Metës. 

Sipas policisë ekzekutori ishte djali i madh, Hysen Meta, ndërsa ky i fundit e ka mohuar këtë gjë para gjykatëses. Ai ka thënë se ishte prezente kur e vranë dhe se e ka qëlluar Hygerta.

“Cili ishte shkaku qe arritët sipas dyshimeve për këtë vepër, Nuk e kam bere un, të flasë ai që e ka bërë. Kam qenë prezent dhe e kam parë, ishte motra e vogël që e qëlloi”, tha ai.

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për tre fëmijët, të cilët më 10 shkurt vranë babain e tyre dhe më pas e groposën.

hysen meta pellumb meta

Sondazh

Poll