Aktualitet

Prokuroria do të kryejë ADN/ Familjarët e Arben Lleshit nuk pranojnë të marrin trupin: Nuk është i afërmi ynë

Dyshohet se frika për hakmarrje, ka bërë të ngrihen këto pretendime nga familjarët e tij

26 Shkurt 2024, 10:39 Nga r.ll
Prokuroria do të kryejë ADN/ Familjarët e Arben Lleshit nuk
arben lleshi

PEQIN- Familjarët e Arben Lleshit që u vra ne burgun e Peqinit janë shprehur se viktima nuk është i afërmi i tyre, dhe kjo është dhe arsyeja që nuk e tërheqin trupin e tij nga morgu. 

Në këto kushte Prokuroria ka vendosur të bëjë krahasim ADN me motrën e tij. Pas vendimit të ADN-së, nëse familjarët kundërshtojnë përsëri, do t'i jepet leja Bashkisë për të kryer ceremoninë e varrimit. Dyshohet se frika për hakmarrje, ka bërë të ngrihen këto pretendime nga familjarët e tij

Arben Lleshi ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen dhe më pas djegien e trupit të pajetë të Agim Hoxhës në 2012 në Britaninë e Madhe dhe nuk kishte kontakte me familjarët sepse asnjë nuk kishte shkuar për ta takuar. Lleshi u vra brenda qelisë së tij në burgun e sigurisë së lartë ne Peqin nga Sokol Mjacaj. Mjacaj po ashtu ishte i dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve cekë gjatë një tentativë grabitje në 2015. Dyshohet se shkak i vrasjes së Arben Lleshit të jetë gjakmarrja por që deri më tani policia nuk nuk ka mundur të identifikojë porositësit e kësaj vrasjeje. Dyshimet për gjakmarrje është pista kryesore pasi familja Leshi prej 12 vitesh është në hasmëri. Familja Lleshi deri më tani ka humbur 5 pjesëtarë dhe sërish i frikësohen një hakmarrje tjetër.

arben lleshi vrasje ne burgun e peqinit

Sondazh

Poll