Aktualitet

Ra në det mbrëmë në zonën e Porto Romanos, polumbarët vijojnë kërkimet për 40-vjeçarin në Durrës

Ndoni u tërhoq nga rrymat e detit mbrëmjne e djeshme në Porto Romano teksa po peshkonte me një varkë të vogël bashkë me vëllanë e tij dhe një person të tretë.

26 Shkurt 2024, 09:56 Nga N.F
Ra në det mbrëmë në zonën e Porto Romanos,
Pamje nga vendi i ngjajres

DURRËS- Vijojnë kërkimet për 40-vjeçarin, Aurel Ndoni nga polumbarët e RENEA-s në Durrës. Ndoni u tërhoq nga rrymat e detit mbrëmjne e djeshme në Porto Romano teksa po peshkonte me një varkë të vogël bashkë me vëllanë e tij dhe një person të tretë.

Ngjarka u regjistrua pasditen e djeshme rreth orës 17:15 në Porto Romano ku 40-vjeçari Aurel Ndoni së bashku me vëllain e tij dhe një person te tretë kishin shkuar për të peshkuar në det. Sipas njoftimit të policisë 40-vjeçari është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

Në vendngjarje kanë mbërritur polumbarët e RENEA-s të cilët kanë nisur kërkimet për gjetjen e 40-vjeçarit. Policia gjithashtu ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

durres polumbare aurel ndoni

Sondazh

Poll