Politike

Denoncimi i Metës: 76 mln euro të fondeve të pensioneve do përdoren për të shlyer borxhet e qeverisë

Përmes një postimi në Facebook, Meta tha se ato para ato do të përdoreshin për rritjen e pensioneve dhe për të mbështetur pensionistët për mbulimin e shpenzimeve të tyre më jetike për ushqimet dhe për ilaçet.

24 Shkurt 2024, 21:11 Nga r.ll
Denoncimi i Metës: 76 mln euro të fondeve të pensioneve do
ilir meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka denoncuar faktin se 76 milionë euro që janë grumbulluar nga skema e pensioneve do të përdoren për të larë borxhet e qeverisë.

Përmes një postimi në Facebook, Meta tha se ato para ato do të përdoreshin për rritjen e pensioneve dhe për të mbështetur pensionistët për mbulimin e shpenzimeve të tyre më jetike për ushqimet dhe për ilaçet.

POSTIMI I METËS:

76 milionë Euro që janë grumbulluar nga skema e pensioneve do të përdoren për të larë borxhet e qeverisë, e cila dihet që vjedh me inceneratorë fantazëm që nuk ekzistojnë, me rrugët e florinjta që shemben si ajo që ka bllokuar dhe qarkullimin midis Korçës dhe Ersekës, me PPP-të e pafundme shumica e të cilave janë nën hetim dhe me tendera sekretë.

Në vend që këto para, të cilat janë grumbulluar nga skema e pensioneve, të përdoreshin për rritjen e pensioneve dhe për të mbështetur pensionistët për mbulimin e shpenzimeve të tyre më jetike për ushqimet dhe për ilaçet, ato do të shkojnë përsëri tek PPP-të. Vetëm një Qeveri e papërgjegjshme ndaj kategorive më të vuajtura dhe vulnerabël të shoqërisë, mund të përdorë fondet e pensioneve për të shlyer borxhet e PPP-ve.

ilir meta

Sondazh

Poll