Sport

Gruaja “e uritur për seks” përndjek yllin e Liverpool prej më se një vit: “I dërgon atij materiale të pornografike”…

Trent Alexander-Arnold duhej të punësonte një truproje, një detektiv privat dhe të ndryshonte numrin e celularit

24 Shkurt 2024, 11:56 Nga DOSJA
Gruaja “e uritur për seks” përndjek yllin e Liverpool prej

ANGLI - Lojtari i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, u përndoq për më shumë se një vit nga një grua "e uritur për seks". 

Sipas ‘The Sun’, mbrojtësit 26-vjeçar anglez, i cili po rikuperohet nga një dëmtim në gju, duhej të punësonte një truproje dhe një detektiv privat, si dhe të kishte instaluar kamera vëzhgimi në shtëpi.

Gruaja është shfaqur në rezidencën e lojtarit, në seancat stërvitore të Liverpool dhe madje edhe në restorantet, që futbollisti frekuentonte më shumë. 

Kjo është arsyeja pse Trent Alexander-Arnold u këshillua të mos ndajë detaje të jetës së tij private në rrjetet sociale, përveç ndryshimit të numrit të celularit.

Mbrojtësi madje mori letra dhe materiale të turpshme. Mesazhe “të sëmura” kanë marrë edhe disa anëtarë të familjes së tij.

“Ka qenë më shumë se një vit ferri për Trent”,- tha një burim i afërt me lojtarin për “The Sun”. "Ajo grua e terrorizoi atë, duke e bombarduar me mesazhe eksplicite.

Ajo zbuloi numrin e tij dhe e telefononte vazhdimisht, duke i dërguar letra dhe materiale të turpshme në shtëpinë e tij në Cheshire.

Këto kanë qenë kohë shqetësuese dhe Trent ka bërë gjithçka që mundet, në mënyrë që kjo që po ndodhë të mos ndikojnë në performancën e tij në fushë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll