Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Britani, tentoi të fshihte 140 mijë paund të fituara nga droga (EMRI)

20-vjeçari u arrestua dhe në dëshminë e tij pranoi se ndodhej në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme dhe i detyrohej një bande trafikantësh 24,000 £, por kishte arritur të paguante 4,000 £. 

24 Shkurt 2024, 16:54 Nga r.ll
Arrestohet shqiptari në Britani, tentoi të fshihte 140 mijë paund
foto e banesës së shqiptarit

BRITANI- Një shqiptar është arrestuar në Britani pasi u kap në një shtëpi bari, dhe pas kontrolleve nga policia iu gjetën edhe 140,000 £ të cilat ai tentoi t'i fshihte. Oficerët shënjestruan banesën në Linton Crescent, Alwoodley, më 21 nëntor të vitit të kaluar, me dyshimet se brenda po kultivohej lënda narkotike kanabis.

Ato panë shqiptarin Daniel Kabalin, i cili hynte në banesë nga dritarja dhe jo nga dera, gjë që i shtoi dyshimet policisë. Pasi vendosen të bastistin banesën, policët gjetën një dollap në të cilin kishte 140,300 £ në kartëmonedha. Ata gjetën gjithashtu shuma të tjera parash të vendosura dhe sende që shërbenin për rritjen e kanabisit në strehën e kopshtit, por ato nuk po përdoreshin.

20-vjeçari u arrestua dhe në dëshminë e tij pranoi se ndodhej në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme dhe i detyrohej një bande trafikantësh 24,000 £, por kishte arritur të paguante 4,000 £. Duke u paraqitur në gjykatë përmes lidhjes video nga HMP Doncaster, Kabali pranoi akuzën e posedimit të pasurisë kriminale. Gjyqtari Richard Mansell KC u shpreh se ai ishte i besuesëm në deklaratën e tij dhe vendosi 15 muaj burg për 20-vjeçarin shqiptar.

daniel kabali

Sondazh

Poll