Aktualitet

FOTO/ Çakalli gjendet në mes Tiranës/ Kafsha e egër shihet nga qytetarët në kafe, ndërhyjnë punonjësit e Agjencisë së Parqeve

Qytetarët kanë sinjalizuar punonjësit e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit për të arritur të kapin çakallin. Pa kaluar në asnjë situatë kërcënuese punonjësit kanë arritur ta marrin dhe ta vendosin përkohësisht në kafaz. 

24 Shkurt 2024, 11:57 Nga h.k
FOTO/ Çakalli gjendet në mes Tiranës/ Kafsha e egër shihet
Foto ilustruese

TIRANË- Një çakall është gjetur si rrallëherë në një ambientet më të frekuentura të Tiranës nga qytetarë gjatë mesditës.

Në ambientet e bareve pranë Teatrit të Operas dhe Baletit qytetarët kanë pikasur kafshën e egër larg zonave të pyllëzuar, ku ka ambientin e  rritjes. 

Qytetarët kanë sinjalizuar punonjësit e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit për të arritur të kapin çakallin. Pa kaluar në asnjë situatë kërcënuese punonjësit kanë arritur ta marrin dhe ta vendosin përkohësisht në kafaz. 

 

kapet cakalli mes tiranes

Sondazh

Poll