Aktualitet

SPAK përfundon hetimet për 7 shtetas të huaj për vrasjen e punonjësve të policisë e mbetur në tentativë

Sipas njoftimit, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.202, të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve:

24 Shkurt 2024, 11:52 Nga h.k
SPAK përfundon hetimet për 7 shtetas të huaj për vrasjen e
Foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kërkoi arrest më burg për shtatë shtetas të huaj të cilët sulmuan me armë policinë në kufirin me Kosovën.

Sipas njoftimit, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.202, të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve:

Sultan Lakdar Grimash, lindur në Algjeri alias Sadak Gramach (i arrestuar në Kosovë), hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”, në mungesë, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale;
Ayoub Bahhoo, lindur dhe banues në Algjeri, hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale;
Muhammed Radawn alias Muhamed Radouw, me kombësi dhe shtetasi siriane, hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale;
Muhamed Shehab, me kombësi dhe shtetasi siriane, hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale;
Rabi Lqadi alias Rabia El-Kadi, me kombësi siriane, i hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale;
Muhammed Nasir, me kombësi dhe shtetasi siriane, hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale;
Nagid Alabdalah alias Abu Gira, me kombësi dhe shtetasi siriane, i hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale;
Këta të pandehur, janë akuzuar dhe dërguar për gjykim për veprat penale “Vrasja e punonjësve të policisë”, e mbetur në tentativë, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, parashikuar nga nenet 79/b, 22 dhe 28/4, të Kodit Penal, e kryer tre herë, në dëm të punonjësve të policisë A. Lushaj, J. Qenanaj dhe G. Cara, “Vrasje e punonjëve të policisë”, e mbetur në tentative parashikuar nga nenet 79/b dhe 22 të Kodit Penal, e kryer dy herë, në dëm të punonjësve të policisë G. Progni dhe A. Shehu, “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, parashikuar nga neni 76, 22 dhe 28/4, të Kodit Penal, në dëm të shtetasit B. Duraku, “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 76 dhe 22, të Kodit Penal, e kryer në dëm të shtetasit I. Rexha, “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm për qëllime përfitime“, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, parashikuar nga neni 298/2 dhe 28/4, të Kodit Penal, “Trafikimi i armëve dhe i municioneve”, e kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, parashikuar nga nenet 278/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, kryer në formën e bashkëpunimit të vecantë, parashikuar nga neni 297 dhe 28/4, të Kodit Penal, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 333/a/1 dhe 334/1/2, të Kodit Penal.

 

 

spak

Sondazh

Poll