Aktualitet

Kapet me 29 mijë euro të padeklaruara në Kapshticë, arrestohet 41-vjeçari

Nga njoftimi i policisë bëhet e ditur se 41-vjeçari i shpërndante të ardhurat në pasagjerët e autobusit në mënyrë që të evitonte arrestimin. 

24 Shkurt 2024, 11:24 Nga h.k
Kapet me 29 mijë euro të padeklaruara në Kapshticë,
Foto ilustruese

KORÇË-Një 41-vjeçar ka rënë ditën e sotme në prangat e policisë në pikët kufitare të Kapshticës. Policia e ka vënë në pranga personi E.I për shkak se po kalonte në Greqi një shumë prej 29 mijë eurosh e cila rezultonte e padeklaruar. Nga njoftimi i policisë bëhet e ditur se 41-vjeçari i shpërndante të ardhurat në pasagjerët e autobusit në mënyrë që të evitonte arrestimin. 

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kapshticë, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe me etikë, qytetarëve në hyrje/dalje, është goditur një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave.

Në bazë të analizës së riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti tip “ëagen Turan” me të cilin po udhëtonin në drejtim të Greqisë, shtetasit E. I., 41 vjeç, M. I., 23 vjeç dhe L. I., 20 vjeç, banues në Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantat e tyre u gjetën në total 29 000 euro të padeklaruara, shumë të cilën dyshohet se e posedonte shtetasi E. I., dhe e kishte ndarë me 2 shtetasit e tjerë, me qëllim që të shmangnin përgjegjësinë ligjore në momentin e kalimit në kufi.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestrua shuma monetare dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për të 3 shtetasit e mësipërm, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

arrestohet ne kapshtice 41 vjecari

Sondazh

Poll