Bota

Një avion luftarak në SHBA kap një balonë të dyshimt që fluturonte mbi Utah

Një zyrtar tha se nuk u konsiderua si një kërcënim për sigurinë kombëtare ose aviacionin civil.

24 Shkurt 2024, 12:58 Nga S.N
Një avion luftarak në SHBA kap një balonë të dyshimt
Foto Ilustrim

SHBA- Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut po monitoron fluturimin e një baloni të paidentifikuar me ajër të nxehtë. Balona u pa ditën e djeshme mbi Kolorado dhe Utah në SHBA.

Avioni luftarak amerikan u ngrit për të kapur balonën mbi Utah. Një zyrtar tha se nuk u konsiderua si një kërcënim për sigurinë kombëtare ose aviacionin civil.

Incidenti ngjalli kujtime të balonës kineze që hyri në hapësirën ajrore të SHBA në fillim të vitit të kaluar dhe u rrëzua nga një avion luftarak në brigjet e Karolinës së Jugut.

shba avion luftarak

Sondazh

Poll

Bota 24 Shkurt 2024, 09:17 h.k

Kthim në politikën e frikësimit

Foto ilustruese GJERMANI-Në dyvjetorin e fillimit të agresionit rus në Ukrainë, kancelari gjerman, Olaf Scholz ka ...