Bota

Zyrtari i lartë i Hamasit: Plani i Netanyahut për të ardhmen e Gazë nuk do të ketë kurrë sukses

"Kur bëhet fjalë për pasojat e luftës në Rripin e Gazës, Netanyahu po paraqet ide që ai e di shumë mirë se nuk do të ketë kurrë sukses," tha Osama Hamdan zyrtari i lartë i Hmasit.

23 Shkurt 2024, 21:54 Nga S.N
Zyrtari i lartë i Hamasit: Plani i Netanyahut për të ardhmen e
Foto Ilustrim

GAZA- Një zyrtar i lartë i Hamasit tha sonte se plani i paraqitur nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu për të ardhmen në Rripin e Gazës nuk do të ketë kurrë sukses, shkruajnë mediat e huaja.

"Kur bëhet fjalë për pasojat e luftës në Rripin e Gazës, Netanyahu po paraqet ide që ai e di shumë mirë se nuk do të ketë kurrë sukses," tha Osama Hamdan zyrtari i lartë i Hmasit.

Dokumenti që Netanyahu i dorëzoi të enjten mbrëma këshillit të sigurisë së qeverisë së tij përsërit qëllimet e ushtrisë izraelite në Gaza të shpërbëjë Hamasin dhe Xhihadin Islamik dhe të lirojë pengjet që ende mbahen në enklavën palestineze.

Ushtria izraelite "do të ushtrojë kontrollin e sigurisë mbi të gjithë zonën në perëndim të Jordanisë, duke përfshirë Rripin e Gazës" për të "parandaluar forcimin e elementeve terroriste" dhe për të eliminuar "kërcënimet kundër Izraelit", tha ai.

Izraeli gjithashtu do të ruajë lirinë e lëvizjes në të gjithë Rripin e Gazës, pa kufizim kohor. "Ky plan nuk do të realizohet  sepse realiteti i Gazës dhe realiteti i palestinezëve mund të përcaktohet vetëm nga vetë palestinezët," tha Hamdan.

"Netanyahu refuzon të njohë një shtet palestinez. Kjo ngre pyetjen nëse ai dhe të tjerët si ai janë të kualifikuar për të zhvilluar diskutime politike me palestinezët," shtoi ai.

gaza benjamin netanyahu

Sondazh

Poll