Bota

Italia me projekt pilot të ri për të burgosurit, do të krijohen "dhoma dashurie" brenda burgut

Mësohet se në lidhje me këtë projekt do të vendosen kontejnerë me dhoma në oborrin e burgut. Nisma bazohet në një vendim të Gjykatës Kushtetuese italiane, e cila vendosi të paligjshme ndalimin e takimeve personale midis të burgosurve dhe të afërmve të tyre.

23 Shkurt 2024, 20:51 Nga N.F
Italia me projekt pilot të ri për të burgosurit, do të
Foto ilustruese

ITALI- Në burgjet e Padovës, në rajonin italian të Venetos pritet që së shpejti të zbatohet një projekt pilot i ri i cili parashikon krijimin e “dhomave të dashurisë”. Ky projekt pilot ka në qendër të vëmendjes të burgosurit të cilët kanë një marrëdhënie jashtë dhe do të kenë një kohë të caktuar për të kaluar me partnerët e tyre.

Mësohet se në lidhje me këtë projekt do të vendosen kontejnerë me dhoma në oborrin e burgut. Nisma bazohet në një vendim të Gjykatës Kushtetuese italiane, e cila vendosi të paligjshme ndalimin e takimeve personale midis të burgosurve dhe të afërmve të tyre.

Zyrtarët e burgjeve të Padovës po mendojnë të rrisin kohëzgjatjen e telefonatave që të burgosurit kanë të drejtë të bëjnë.

“Njëzet e pesë vjet kemi pritur për këtë vendim, më në fund gjithçka tregon se ka ardhur koha e duhur”, tha Ornella Favero, drejtoresha e revistës Ristretti Orizzonti.

itali burgje dhoma dashurie

Sondazh

Poll