Bota

Blinken viziton Argjentinën/ Takim me Presidentin argjentinas në shenjë mbështetje

Millay u pyet në takim se cili ishte mesazhi i tij për SHBA-në dhe ai u përgjigj: Argjentina ka vendosur të kthehet në anën e Perëndimit, në anën e përparimit, demokracisë dhe mbi të gjitha lirisë.

23 Shkurt 2024, 20:41 Nga S.N
Blinken viziton Argjentinën/ Takim me Presidentin argjentinas në
Foto nga takimi

ARGJENTINË- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është pritur ditën e sotme nga lideri i Argjentinës Javier Millay. Blinken është zyrtari më i lartë që vizitoi Argjentinën që kur Millay mori detyrën në dhjetor të vitit 2023.

Millay u pyet në takim se cili ishte mesazhi i tij për SHBA-në dhe ai u përgjigj: Argjentina ka vendosur të kthehet në anën e Perëndimit, në anën e përparimit, demokracisë dhe mbi të gjitha lirisë.

Ndërsa gjatë një konference për shtyp , Blinken tha se Washingtoni sheh mundësi të jashtëzakonshme inevstimi në Argjentinë.
Javier Millay ka mbajtur një qëndrim të fortë pro-SHBA-së edhe pse ideologjikisht është më i lidhur me ish-presidentin amerikan Donald Trump.

Udhëheqësi argjentinas është planifikuar të flasë në Konferencën vjetore të Veprimit Politik Konservator këtë fundjavë në Washington, ku është planifikuar të paraqitet edhe Trump.

argjentina antony blinken shba

Sondazh

Poll