Bota

Dënohet me 8 muaj burg me kusht ish-kancelari austriak

Ky vendim erdhi pas një gjyqi 4-mujor dhe ishte hera e parë në 30 vite që një ish-kancelar austriak gjykohej.

23 Shkurt 2024, 21:11 Nga S.N
Dënohet me 8 muaj burg me kusht ish-kancelari austriak
Sebastian Kurz


AUSTRI- Ish-kancelari austriak, Sebastian Kurz është dënuar me 8 muaj burg me kusht. Ai u shpall fajtor në shkallën e parë për deklarata të rreme në një komision parlamentar që hetonte akuza për korrupsion për qeverinë e tij, shkrujnë mediat e huaja.

Ky vendim erdhi pas një gjyqi 4-mujor dhe ishte hera e parë në 30 vite që një ish-kancelar austriak gjykohej. Vendimi i sotëm ka të bëjë me dëshminë e betuar të Sebastian Kurz para një komisioni hetimor parlamentar, i cili po hetonte mundësinë e nepotizmit në zgjedhjen e kreut të ish-kompanisë shtetërore Holding OBAG.

Zgjedhja ishte përgjegjësi e ministrit të financave, por sipas akuzave, vendimet përkatëse i kishte marrë vetë ish-kancelari. Gjatë gjyqit, u shfaq një shkëmbim mesazhesh midis Sebastian Kurz dhe ish-bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Thomas Schmidt, i cili u emërua në krye të OBAG.

Edhe Sebastian Kurz përballet me akuza të ndryshme, për përdorimin e fondeve shtetërore për të “deformuar sondazhet në një mënyrë që i shërben interesit të partisë së tij”, në periudhën 2016-2018. Zbulimet përkatëse shkaktuan edhe largimin e tij, në vitin 2021, nga qeveria dhe politika. Që atëherë, ai ka punuar si sipërmarrës dhe lobist, për kompani në Evropë dhe SHBA.

austri

Sondazh

Poll