Bota

Dhunë protestuesve pro-palestinez në Itali, akuzohet policia

Nga pamjet e publikaura duket se policia ka përdorur edhe dhunën gjatë marshimit.

23 Shkurt 2024, 17:51 Nga S.N
Dhunë protestuesve pro-palestinez në Itali, akuzohet policia
Foto nga protesta


ITALI- Policia dhe studentët e Italisë janë perleshur gjatë një marshimi pro-palestinez në Pisa. Studentët së bashku me anëtarët e komunitetit palestinez në Itali dhe organizatat e majta, u përpoqën të arrinin në hyrjen kryesore të Universitetit të Pisës, por u ndaluan policia. Nga pamjet e publikaura duket se policia ka përdorur edhe dhunën gjatë marshimit.

Kryetarja e Partisë Demokratike të qëndrës së majtë Ellie Schlen tha: "Edhe një herë, po përdoren sulme kundër atyre që protestojnë kundër masakrës së vazhdueshme në Gaza. Këtë herë ka ndodhur në Pisa, ndërsa pak ditë më parë ka ndodhur në Firence."

Ish-kryeministri italian Giuseppe Conte tha se këto pamje janë alarmante. Ndërsa kryebashkiakët e Pisës dhe Firenzes shprehën hidhërimin e tyre për këtë incident.

 

pisa protesta dhune

Sondazh

Poll