Bota

Zbulohet specia më e madhe e gjarprit në pyjet tropikale të Amazonës

Një ekip nga Universiteti i Queensland udhëtoi në Amazonën ekuadoriane për të kërkuar për anakondën e padokumentuar më parë (Eunectes akayima), pas një ftese nga populli Waorani për të vëzhguar anakondat të përfolura se janë më të mëdhatë në ekzistencë.

23 Shkurt 2024, 17:01 Nga E.d
Zbulohet specia më e madhe e gjarprit në pyjet tropikale të
specia e zbuluar

AMAZONË- Shkencëtarët që punojnë në pyjet tropikale të Amazonës kanë zbuluar një specie të re gjarpri, që përflitet si më i madhi në botë. Një ekip nga Universiteti i Queensland udhëtoi në Amazonën ekuadoriane për të kërkuar për anakondën e padokumentuar më parë (Eunectes akayima), pas një ftese nga populli Waorani për të vëzhguar anakondat të përfolura se janë më të mëdhatë në ekzistencë. Ekipi u bashkua me gjuetarët në një ekspeditë 10-ditore në rajonin Bameno të Territorit Baihuaeri Waorani. 

“Madhësia e këtyre krijesave madhështore ishte e pabesueshme një anakonda femër që hasëm kishte një gjatësi befasuese 6,3 metra ”, tha Profesor Bryan Fry për zbulimin e ekipit.  

Ekipi tha gjithashtu se kishte dëgjuar prova anekdotike se gjarpërinjtë prej 7.5 metrash dhe 500 kilogramësh ishin parë në zonë. Anakondat e gjelbra janë gjarpërinjtë më të rëndë në botë, sipas Muzeut të Historisë Natyrore të Mbretërisë së Bashkuar.  Ekipi më pas nisi të krahasonte gjenetikën e anakondës së gjelbër me ekzemplarë të tjerë gjetkë për t'i vlerësuar ato si një specie treguese për shëndetin e ekosistemeve dhe paralajmëroi se Amazona po përballet me kërcënime të shumta.

amazonë

Sondazh

Poll