Bota

Kryeministri armen akuzon Azerbajxhanin se po planifikon sulme të reja ndaj vendit të tij

Ai ka njoftuar se po ngrin pjesëmarrjen e Armenisë në Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive të udhëhequr nga Rusia.

23 Shkurt 2024, 16:27 Nga S.N
Kryeministri armen akuzon Azerbajxhanin se po planifikon sulme të reja
Nikol Pashinyan


ARMENI- Kryeministri armen Nikol Pashinyan ka akuzuar Azerbajxhanin për planifikimin e një sulmi të ri kundër Armenisë. Ai ka njoftuar se po ngrin pjesëmarrjen e Armenisë në Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive të udhëhequr nga Rusia, shkruajnë mediat e huaja.

Pak ditë pas takimit të Pashinyanit në Gjermani me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev, të cilin ky i fundit e cilësoi si “konstruktiv”,kryeministri armen vlerësoi se angazhimet për zgjidhjen paqësore të krizës mes dy vendeve po hidhen poshtë.
Azerbajxhani tashmë e konsideron Armeninë si "Azerbajxhanin e Perëndimit", tha Pashinyan në një intervistë. Sipas tij, Aliyev nuk dëshiron një marrëveshje paqeje të bazuar në njohjen reciproke të integritetit territorial të dy vendeve, por kërkon të pushtojë territore të reja të Armenisë.

“Nëse Azerbajxhani nuk njeh parimet e integritetit territorial dhe mosshkeljes së kufijve, thjesht nuk është e mundur” të arrihet një marrëveshje paqeje, nënvizoi kryeministri armen.

“Azerbajxhani po përdor situatën për të ushqyer retorikën e tij. Kjo më bën të besoj se ai po përgatitet për një sulm të ri kundër Armenisë”, vlerësoi ai.

Teksa kryeministri armen ka shprehur së fundmi zhgënjimin e tij ndaj qëndrimi i Rusisë për konfliktit me Azerbajxhanin.
Ai tha se Moska "i bëri thirrje hapur popullit të Armenisë për të rrëzuar qeverinë" disa muaj më parë, duke shtuar se kjo "propagandë" kundër tij nuk e dobëson atë.

armeni azerbajxhan

Sondazh

Poll