Bota

Gjendet një bombë 500 kg e Luftës së Dytë Botërore në Angli/ Evakuohen qytetarët e zonës

Bomba e pashpërthyer do të tranportohet me kolonë ushtarake dhe më pas do të shpërthehet në det

23 Shkurt 2024, 16:44 Nga S.N
Gjendet një bombë 500 kg e Luftës së Dytë Botërore
Foto Ilustrim

ANGLI- Një operacion i madh është kryer ditën e sotme në Plymouth të Anglisë, për të hequr një bombë 500 kg e cila u gjet në një shtëpi gjatë punimeve. Kjo bombë i përkiste periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Bomba e pashpërthyer do të tranportohet me kolonë ushtarake dhe më pas do të shpërthehet në det. Teksa banorët që jetonin brenda 300 metrave në afërsi me vendin ku u gjet bomba, u larguan nga shtëpitë e tyre me kërkesë të autoriteteve.

Ndërsa do të ndërpriten shërbimet hekurudhore, tragetet dhe autobusët në këtë qytet të Anglisë derisa bomba të transportohet. Kjo zonë u bombardua rëndë gjatë luftës në një përpjekje për të shkatërruar objektet detare aty.

bombe angli

Sondazh

Poll