Bota

Kreu i Senatit të SHBA: Do të luftoj për një ndihmë të re për Ukrainën

Ai tha se do të vazhdojë të luftojë derisa Washingtoni të lëshojë fonde të reja për Kievin, gjë të cilën shumë republikanë e kundërshtojnë

23 Shkurt 2024, 17:18 Nga S.N
Kreu i Senatit të SHBA: Do të luftoj për një ndihmë
Foto nga vzizta


UKRAINË- Udhëheqësi i Senatit të SHBA-së Chuch Schumer realzioi një vizitë ditën e sotme që shënon 2 vite nga fillimin i luftës në Ukrainë. Ai tha se do të vazhdojë të luftojë derisa Washingtoni të lëshojë fonde të reja për Kievin, gjë të cilën shumë republikanë e kundërshtojnë.

Schumer vizitoi qytetin Lviv që ndodeht në Ukrainën Perëndimore. Kjo deklaratë e tij përsërit mbështetjen e SHBA-së për popullin ukrainas. Teksa pritet që Schumer të takohet me presidentin ukrainas Volodymur Zelenksy, së bashku me një delagacion prej 4 senatorësh të tjerë.

"Ne jemi këtu për t'i treguar popullit ukrainas se Amerika qëndron me ju dhe se ne do të vazhdojmë të luftojmë për të siguruar fondet që ju nevojiten dëshpërimisht dhe meritoni," tha Schumer.

Aleati kryesor i Ukrainës SHBA-ja, ka ofruar miliarda dollarë ndihmë për Ukrainën. Por fondet e SHBA-ve janë pakësuar dhe ushtria ukrainase është dobësuar pasi ka mbetur pa municione.

Projektligji që parashikonte një ndihmë prej 60 miliardë dollarësh nga SHBA-ja për Ukrainën, u blllokua në Dhomën e Përfaqësuesve që dominohet nga republikanët rivalët e demokratëve.
Donald Trump, kandidati i mundshëm i republikanëve në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të këtij viti, kundërshtoi ndihmën për Ukrainën.

Vizita e pesë senatorëve demokratë sot synon të ushtrojë presion mbi Dhomën e Përfaqësuesve. "Ne e vlerësojmë që jemi në një moment kritik të historisë dhe duhet t'ua bëjmë të qartë miqve dhe armiqve tanë në mbarë botën se Shtetet e Bashkuara nuk po tërhiqen nga përgjegjësitë e tyre," tha Chuck Schumer.

senati i shba schuch schumer ukraina

Sondazh

Poll