Bota

Përmbyset anija me 30 emigrantë në brigjet e Maltës, humbin jetën 5 persona, plagosen 8 të tjerë

Nga përmbysja e anijes janë plagosur edhe 8 persona. Menjëherë autoritetet kanë nisur operacionet për shpëtimin e emigrantëve.

23 Shkurt 2024, 15:31 Nga N.F
Përmbyset anija me 30 emigrantë në brigjet e Maltës, humbin
Foto ilustruese

MALTË- Një anije me emigratë është përmbysur në brigjet e Maltës ku bëhet me dije se kanë humbur jetën 5 persona. Nga përmbysja e anijes janë plagosur edhe 8 persona. Menjëherë autoritetet kanë nisur operacionet për shpëtimin e emigrantëve.

Varka mbante rreth 34 persona nga Siria, Eritrea, Etiopia dhe Egjipti dhe u largua nga Tripoli, Libi tre ditë më parë.  Një varkë patrullimi e Forcave të Armatosura të Maltës u dërgua për të shpëtuar ata që ndodheshin në bord, por anija u përmbys gjatë atij operacioni shpëtimi.

Që nga ora 15:00 autoritet janë ende në kërkim të të mbijetuarve ose trupave të tjerë në det. Zëvendës komandanti i AFM-së, Edric Zahra tha në një konferencë për shtyp se ushtria u njoftua për një varkë me disa emigrantë në bord, afër fermave të peshkut në Żonqor, rreth orës 10:45. AFM vendosi një aeroplan për të konfirmuar vendndodhjen dhe më pas dërgoi një anije në vend.

anije emigrante malte

Sondazh

Poll