Sport

“SURPRIZE…”/ Ndaj Moldes, UEFA mbylli tribunën e ultrasve të Legia Varshavës... por ata për sfidë u zhvendosën në qendër

Tifozët e Legias shmangën ndëshkimin e UEFA-s për ndeshjen në shtëpi me Molde

23 Shkurt 2024, 10:34 Nga DOSJA

“SURPRIZE…”/ Ndaj Moldes, UEFA mbylli tribunën e

POLONI - Për shkak të sjelljes në ndeshjen me AZ Alkmaar-in, UEFA ndëshkoi Legia-n e Varshavës me mbylljen e tribunes të ultrasve të skuadrës polake ndaj Moldes, në ndeshjen e dytë të “play-off”-it të Conferece League, të luajtur këtë të enjte. 

E nëse fillimisht gjithçka dukej se shkonte sipas synimeve të organit që drejton futbollin europian, situata ndryshoi pak minuta para bilbilit të hapjes.

Gjatë nxehjes në tribunën e ‘ndaluar’ u lexua një pankartë, ku shkruhej “këtë herë fitove UEFA”. Por ajo që dukej si një supozim ‘humbjeje’ nga ultrasit nuk ishte gjë tjetër veçse një mashtrim, pasi ata u zhvendosën në tribunën qendror dhe ia dolën ta demonstronin, me një pankartë, ku shkruhej “Surprizë...”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 23 Shkurt 2024, 09:30

Kylian Mbappé, shi milionash…

SPANJE - Të drejtat e imazhit janë kthesa e fundit që mbetet për nënshkrimin e operacionit Mbappe. Lojtari dhe Real Madridi vazh...