Aktualitet

“Është klaustrofobik dhe ka probleme me zemrën”/ GJKKO pranon kërkesën e Breçanit, cakton ekspert mjeko-ligjor për gjendjen shëndetësore

Sipas avokatëve mbrojtës për shkak të fobisë nga ambientet e mbyllura, ai ka shfaqur probleme me zemrën dhe qëndrimi në qeli mund t’i rrezikojë edhe jetën.

23 Shkurt 2024, 12:57 Nga r.ll
“Është klaustrofobik dhe ka probleme me zemrën”/
erzen brecani

TIRANË- Ka përfunduar seanca në ngarkim të ish-nëndrejtorit të Policisë, Erzen Breçani. Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e avokatëve të Breçanit duke caktuar një ekspert mjeko-ligjor për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të ish-nën drejtorit të policisë së Tiranës

Eksperti ka kohë deri më datë 12 mars për të vlerësuar gjendjen shëndetësore të  Breçanit. Sipas avokatëve mbrojtës për shkak të fobisë nga ambientet e mbyllura, ai ka shfaqur probleme me zemrën dhe qëndrimi në qeli mund t’i rrezikojë edhe jetën.

Kujtojmë se Breçani u arrestua në nëntor të 2023 dhe akuzohet për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit. Më 20 nëntor, SPAK lëshoi 11 urdhër-arreste për goditjen e grupit të strukturuar kriminal. Nga këto urdhër arreste u ekzekutuan 5 prej tyre, arrestimi i Erzen Breçanit ish drejtor i Policisë së Tiranës, Dedan Gjoni shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Bujar Ajezi, Besmir Murati të cilët u lanë në burg nga GJKKO. Po ashtu në Spanjë u arrestuar Ismail Zeneli, për të cilin kanë nisur procedurat për ekstradim.

erzen brecani gjkko

Sondazh

Poll