Bota

FOTO/ Vajza e Navalny bën postimin emocional për babain: Të përqafoj fort dhe më mungon shumë

Dasha Navalnaya ndau një foto të saj si fëmijë me nënën dhe babanë e saj, shoqëruar me një mesazh të shkurtër.

23 Shkurt 2024, 11:28 Nga M.B
FOTO/ Vajza e Navalny bën postimin emocional për babain: Të
Alexei Navalny me familjen

SHBA- Vajza e kritikut të Putinit, Alexei Navalny, ka ndarë një postim emocional për babain e saj të ndjerë në profilin e saj në Instagram. Dasha Navalnaya ndau një foto të saj si fëmijë me nënën dhe babanë e saj, shoqëruar me një mesazh të shkurtër.

“Të dua, të puth, të përqafoj fort dhe më mungon shumë, shumë”, shkruan Dasha në postim.

Kujtojmë se gruaja e tij, Yulia Navalnaya, dhe nëna, Lyudmila Navalnaya, kanë qenë të zëshme në kritikat e tyre ndaj autoriteteve ruse dhe presidentit Vladimir Putin, të cilin ata e konsiderojnë përgjegjës për vdekjen e tij. Trupi i Navalny ende nuk është lëshuar nga autoritetet, ndërsa nëna e tij tha dje se më në fund ishte lejuar ta shihte.  Ajo gjithashtu akuzoi hetuesit rusë për shantazh ndaj saj gjatë funeralit të tij dhe tha se ata po përpiqeshin ta detyronin atë të mbante një ceremoni private varrimi pa vajtues.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dasha Navalnaya (@dasha_navalnaya)

dasha navalnaya alexei navalny

Sondazh

Poll