Bota

Biden "godet" sërish/ Bën gafën e radhës: Ngatërron emrin e bashkëshortes së Navalny (VIDEO)

Duke folur për gazetarët, presidenti amerikan ngatërroi emrin e bashkëshortes së Navalny, duke e quajtur atë “Yolanda” në vend të Yulia.

23 Shkurt 2024, 10:57 Nga r.ll
Biden "godet" sërish/ Bën gafën e radhës:
joe biden dhe yulia navalny

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë sërish gafën e radhës. Kësaj here ndodhi pas takimit me gruan dhe vajzën e Alexei Navalny. Duke folur për gazetarët, presidenti amerikan ngatërroi emrin e bashkëshortes së Navalny, duke e quajtur atë “Yolanda” në vend të Yulia.

“Këtë mëngjes pata nderin të takohem me gruan dhe vajzën e Alexei Navalny. Dhe ia bëra të qartë se ai ishte një burrë me guxim të jashtëzakonshëm dhe është e mahnitshme që gruaja dhe vajza e tij po ndjekin të njëjtin shembull. Ajo që është bërë e qartë për mua është se Yolanda do të vazhdojë të luftojë,” shtoi 81-vjeçari Biden.

Biden u takua dje me Yulia dhe Dasha Navalny për t’i shprehur ngushëllimet e përzemërta për humbjen e tyre të tmerrshme pas vdekjes së Alexei Navalnyt në burgun rus. Ai pohoi se nesër administrata amerikane do të sjell sanksione të reja të fuqishme kundër Rusisë në përgjigje të vdekjes së Alexeit, represionit dhe agresionit të Rusisë dhe luftës brutale dhe të paligjshme në Ukrainë. 

joe biden yulia navalny shba

Sondazh

Poll