Bota

Konflikte për kujdestarinë me ish-bashkëshortët, nëna digjet së bashku me 4 fëmijët në SHBA

Mediat e huaja raportojnë se 39-vjeçarja Bernadine Prussner e ndërmorri këtë akt për shkak të mosmarrëveshjeve dhe betejave ligjore që ajo kishte me baballarët e fëmijëve për kujdestarinë

23 Shkurt 2024, 09:00 Nga M.B

 

Konflikte për kujdestarinë me ish-bashkëshortët, nëna
Nëna me 4 fëmijët

 

SHBA- Një tragjedi është regjistruar në Missouri të SHBA-ve, ku një nënë iu mori jetën 4 fëmijëve të saj dhe vetes duke i vënë zjarrin banesës ku ata jetonin. Mediat e huaja raportojnë se 39-vjeçarja Bernadine Prussner e ndërmorri këtë akt për shkak të mosmarrëveshjeve dhe betejave ligjore që ajo kishte me baballarët e fëmijëve për kujdestarinë. Mësohet se nëna 39-vjeçare ka qenë së fundmi në një mosmarrëveshje me ish-bashkëshortin dhe babanë e dy fëmijëve të saj. Ata u divorcuan në vitin 2017 dhe kishin kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të tyre deri vitin e kaluar, kur babai u paraqit për të bllokuar planet e Prussner për t'u larguar rreth 10 milje. Megjithëse shtëpia e re do të ishte më afër tij, David Pruessner ishte i shqetësuar për afërsinë e ish-gruas së tij me nënën e saj, të cilën ai dyshohet se e përshkroi si "të çmendur", tregojnë dokumentet.

Përveç kësaj, Prussner ishte në një betejë për kujdestarinë për të dy fëmijët e saj të tjerë, gjithashtu me babanë e tyre. Në fakt, familja e saj e akuzon atë se është në konflikt me ish-bashkëshortin e dytë. Nga zjarri humbën jetën binjaket 9-vjeçarë Eli dhe Ivy, 5-vjeçari Jackson dhe Millie 2-vjeç, teksa fqinjët e konsideronin gruan si shembullore dhe të dedikuar pas fëmijëve të saj. Disa orë para se t’i vinte flakën vetes, Prussner kishte postuar një foto me fëmijët e saj në Facebook, ku shkruante:

“Të gjithë fëmijët e mi po flenë të qetë në shtretërit e tyre. E di që ata janë të dashur aq shumë sa do të bëja gjithçka për ta."

shba vrasje

Sondazh

Poll

Bota 23 Shkurt 2024, 07:32 M.B

SHBA rikthehet në Hënë pas 50 vjetësh

Mjeti hapësinor Odysseus, i kompanisë amerikane Intuitive Machines SHBA- Një mjet privat hapësinor u rrotullua përqark Hën&eu...