Bota

Zjarr në një kompleks banimi në Spanjë, të paktën 4 të vdekur

Duke pasur parasysh karakteristikat e ndërtesës, zjarrfikësit nuk kanë mundur të hyjnë brenda saj.

23 Shkurt 2024, 08:15 Nga M.B
Zjarr në një kompleks banimi në Spanjë, të paktën
Valencia

SPANJA- Katër persona kanë humbur jetën në një zjarr të madh që përfshiu një ndërtesë banimi në Valencia të Spanjës. Zjarrfikësit u përpoqën të frenonin zjarrin që përfshiu katin e lartë të ndërtesës. Duke pasur parasysh karakteristikat e ndërtesës, zjarrfikësit nuk kanë mundur të hyjnë brenda saj. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se i gjithë kompleksi digjej teksa flakët shpërthejnë nëpër apartamente dhe tymi i dendur pushton zonën. Të paktën 14 persona janë lënduar nga zjarri, shumica e të cilëve janë dërguar në qendrat mjekësore lokale.

"Ndër ata që trajtohen për lëndime në disa spitale në të gjithë qytetin janë të paktën dhe gjashtë zjarrfikës", thanë Shërbimet e Urgjencës së Valencias në X.

Zjarri filloi rreth orës 17:30 me orën lokale në lagjen Campanar të Valencias dhe 16 njësi zjarrfikëse u dërguan në vendngjarje. Kryebashkiaku i Valencias, María José Alcalá, u kërkoi banorëve në një postim në X që të shmangnin skenën në mënyrë që të ndihmonin shërbimet e shpëtimit. Dhomat e hoteleve po organizoheshin për të strehuar njerëzit, shtëpitë e të cilëve ishin prekur nga zjarri, thanë shërbimet e urgjencës.

zjarr valencia

Sondazh

Poll

Bota 23 Shkurt 2024, 07:32 M.B

SHBA rikthehet në Hënë pas 50 vjetësh

Mjeti hapësinor Odysseus, i kompanisë amerikane Intuitive Machines SHBA- Një mjet privat hapësinor u rrotullua përqark Hën&eu...

Bota 22 Shkurt 2024, 21:35 h.k

Tsipras kërkon të rimarrë partinë

Foto ilustruese GREQI-E majta greke është në krizë që prej humbjes së zgjedhjeve parlamentare të qershorit. Ish-lideri ...