Bota

Ngrihet në këmbë policia greke, alarm për bombë në Parlament dhe tre ambasada në Greqi

Persona të panjohur kanë telefonuar në tre televizione dhe kanë thënë se në orën 11:30 do të shpërthejnë bomba në tre ambasadat dhe në Parlament. 

23 Shkurt 2024, 10:34 Nga r.ll
Ngrihet në këmbë policia greke, alarm për bombë në
parlamenti

GREQI- Një alarm për bombë ka ngritur në këmbë sot autoritetet greke. Alarmi është dhënë mëngjesin e sotëm pas një kërcënimi me bombë në Parlamentin grek dhe ambasadat e Izraelit, Egjiptit dhe SHBA-së .

Persona të panjohur kanë telefonuar në tre televizione dhe kanë thënë se në orën 11:30 do të shpërthejnë bomba në tre ambasadat dhe në Parlament. 

Departamenti i Asgjesimit të Mjeteve Eksplozive ndodhet në vendngjarje, ndërsa raportohet se pas kontrollit jashtë ambasadave nuk u gjet asgjë. Gjithashtu mësohet se do të vijojë një kontroll i brendshëm.

alarm per bombe ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 23 Shkurt 2024, 07:32 M.B

SHBA rikthehet në Hënë pas 50 vjetësh

Mjeti hapësinor Odysseus, i kompanisë amerikane Intuitive Machines SHBA- Një mjet privat hapësinor u rrotullua përqark Hën&eu...