Bota

Biden takim me gruan dhe vajzën e Navalny, paralajmëron sanksione të ashpra kundër Rusisë

Biden u takua me Yulia dhe Dasha Navalnaya për t’i shprehur ngushëllimet e përzemërta për humbjen e tyre të tmerrshme pas vdekjes së Alexei Navalnyt në një burg rus, thuhet në një deklaratë.

23 Shkurt 2024, 08:01 Nga r.ll
Biden takim me gruan dhe vajzën e Navalny, paralajmëron sanksione
pamje nga takimi

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka takuar ditën e djeshme bashkëshorten dhe vajzën e ish-liderit opozitar rus, Alexei Navalny. Biden u takua me Yulia dhe Dasha Navalnaya për t’i shprehur ngushëllimet e përzemërta për humbjen e tyre të tmerrshme pas vdekjes së Alexei Navalnyt në një burg rus, thuhet në një deklaratë.

“Ai pohoi se nesër administrata amerikane do të sjell sanksione të reja të fuqishme kundër Rusisë në përgjigje të vdekjes së Alexeit, represionit dhe agresionit të Rusisë dhe luftës brutale dhe të paligjshme në Ukrainë”, shkruhet në një deklaratë.

Ndërkohë, po ditën e djeshme, nëna e Alexei Navalnyt, Lyudmila ka arritur ta shoh trupin e pajetë të djalit të saj, i cili ndërroi jetë në një burg rus të sigurisë së lartë në Arktik. Ajo akuzoi hetuesit rusë se po e shantazonin duke i thënë se djalin ta varroste në mënyrë private, gjegjësisht pa prezencën e mediave. Navalny ishte kritiku më i madh i presidentit aktual rus, Vladimir Putin.

joe biden yulia navalny dasha navalny

Sondazh

Poll

Bota 23 Shkurt 2024, 07:32 M.B

SHBA rikthehet në Hënë pas 50 vjetësh

Mjeti hapësinor Odysseus, i kompanisë amerikane Intuitive Machines SHBA- Një mjet privat hapësinor u rrotullua përqark Hën&eu...

Bota 22 Shkurt 2024, 21:35 h.k

Tsipras kërkon të rimarrë partinë

Foto ilustruese GREQI-E majta greke është në krizë që prej humbjes së zgjedhjeve parlamentare të qershorit. Ish-lideri ...