Aktualitet

Vidhet një pikë këmbimi valutor në Kombinat, hajduti kreu vjedhjen me pistoletë lodër

Një person ende i paidentifikuar nën kërcënimin e një pistolete lodër ka vjedhur një shumë parash dhe më pas është larguar.

22 Shkurt 2024, 20:57 Nga N.F
Vidhet një pikë këmbimi valutor në Kombinat, hajduti kreu
Pamje nga vjedhja

TIRANË- Një vjedhje është regjistruar mbrëmjen e sotme në një pikë këmbimi valutor në Kombinat. Sipas njoftimit të policisë vjedhja u regjistrua mbrëmjen e sotme rreth orës 20:10.

Një person ende i paidentifikuar nën kërcënimin e një pistolete lodër ka vjedhur një shumë parash dhe më pas është larguar. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen për zbardhjen e identitetit te autorit ku bëhët me dije se ai ishte i veshur me bluzë të kuqe dhe i maskuar. Më tej bëhet me dije se për çdo informacion të vlefshëm do të jepet shpërblim 5000 euro.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 22.02.2024, rreth orës 20:10, në Kombinat, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me bluze të kuqe dhe i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër, ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor, dhe më pas është larguar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.

vjedhje kombinat policia

Sondazh

Poll