Art&Argëtim

Ndahen Chiara Ferragni dhe Fedez, reperi ikën nga shtëpia

Lajmi është konfirmuar edhe nga Corriere della Sera.

22 Shkurt 2024, 14:54 Nga S.B
Ndahen Chiara Ferragni dhe Fedez, reperi ikën nga shtëpia
Fedez dhe Chiara Ferragni

ITALI- Ditët e fundit kanë qarkulluar shumë thashetheme për ndarjen mes influencueses Chiara Ferragni dhe Fedez pasi reperi ishte larguar nga shtëpia të dielën e kaluar. Lajmi është konfirmuar edhe nga Corriere della Sera. Sipas asaj që ndodhi, baza e ndarjes janë problemet e fundit ligjore të biznesmenes, dhe mosmarrëveshjet mes të dyve që filluan pas Sanremos vitin e kaluar.

“Që nga Sanremo e vitit të kaluar, historia e dashurisë mes të dyve u përkeqësua, por influencuesja kishte shtyrë çdo vendim për të qenë pranë burrit të saj të sëmurë” shpjegon Dagospia. “Megjithatë, kur e gjeti veten në vështirësi, Fedez u tregua më pak bujar, duke e akuzuar se problemet e saj ligjore po ndikonin negativisht në biznesin e saj. Një lojë akuzash në të cilën Fedez ngriti tonin e konfliktit ndërsa ajo u përpoq të mbante situatën nën kontroll. Më pas reperi iku në Miami me ndihmësin e tij dhe më në fund u largua nga shtëpia”.

Fotot e publikuara nga Fedez orët e fundit në Instagram tregojnë një shtëpi ndryshe nga apartamenti luksoz i CityLife në Milano, ku Chiara dhe Federico u shpërngulën nëntorin e kaluar. Ndërkohë, vjen edhe lajmi se Chiara Ferragni do të jetë e ftuar në “Che tempo che fa” të Fabio Fazios më 3 mars. Sipërmarrësi dixhital do të flasë për herë të parë edhe për rastin Balocco.

fedez chiara ferragni itali

Sondazh

Poll