Art&Argëtim

Shtatëzënë për herë të tretë?/ Fotot e fundit të Rihannës nxitën dyshimet

Çifti i famshëm është parë teksa po largoheshin nga aeroporti privat i Milano Linate.

22 Shkurt 2024, 11:42 Nga S.B
Shtatëzënë për herë të tretë?/ Fotot e fundit
Rihanna

ITALI- Fansat e këngëtares Rihanna kohët e fundit po spekulojnë nëse ajo dhe i dashuri i saj, A$AP Rocky, do të kenë një tjetër fëmijë së bashku pasi paparacët e fotografuan atë ndërsa ishte në Milano. Rihanna dhe A$AP tashmë kanë dy fëmijë së bashku, RZA dhe Riot, të cilët i patën midis 2022 dhe 2023. Çifti i famshëm është parë teksa po largoheshin nga aeroporti privat i Milano Linate.

Rihanna, A$AP, fëmijët e tyre dhe shoqja e saj e ngushtë Melissa Forde bënë një udhëtim jashtë vendit për të festuar ditëlindjen e 36-të të yllit të popit. Mbi kokën e saj ishte një kurorë ku shkruhej "Vajza e ditëlindjes".

Nëna e dy fëmijëve kishte veshur një veshje të lirshme, një xhaketë gri dhe një palë taka ngjyrë metalike teksa mbante një pellush të zi në duar. Dukej sikur Rihanna po përpiqej të largonte vëmendjen nga barku i saj. Kohët e fundit, thashethemet se Rihanna është shtatzënë kanë filluar të qarkullojnë në X.

Shtatëzënë për herë të tretë?/ Fotot e fundit
Rihanna dhe Asap

"Rihanna është përsëri shtatzënë?" pyeti me kureshtje një person në platformën e mediave sociale të martën.

Këngëtarja e ‘Umbrella’ është e njohur për mbajtjet e fshehta të shtatzënive siç bëri me dy fëmijët e saj të parë. Nga fotot e paparacëve vërehet një bark paksa i rrumbullakosur por këngëtarja nuk ka pohuar ose mohuar ende një shtatëzëni të mundshme.

rihanna shtatezenia e rihannes

Sondazh

Poll