Art&Argëtim

Gjurmoi avionin privat të Taylor Swift, Jack Sweeney deklaron se padia ndaj tij është boshe

Slater thot se nëse do të kishte ndonjë lëvizje nga ana e Taylor domethënë një lloj padie, ekipi i Sweeney do të përgjigjej menjëherë me një ligj që u ofron të pandehurve një mënyrë për të hedhur poshtë paditë e pabaza.

21 Shkurt 2024, 15:17 Nga S.B
Gjurmoi avionin privat të Taylor Swift, Jack Sweeney deklaron se padia ndaj
Taylor Swift dhe Jack Sweeney

SHBA- Studenti i kolegjit, i cili hoqi dorë nga gjurmimi i avionit privat të këngëtares Taylor Swift është mëse i gatshëm të ketë një betejë ligjore me të. James Slater, avokati i Jack Sweeney, i thotë TMZ se ai dhe partnerët e tij nuk shohin ndonjë rrugë ligjore reale nga T. Swift dhe avokatët e saj nëse duan ta vazhdojnë çështjen e gjurmimit.

Slater thot se nëse do të kishte ndonjë lëvizje nga ana e Taylor domethënë një lloj padie, ekipi i Sweeney do të përgjigjej menjëherë me një ligj që u ofron të pandehurve një mënyrë për të hedhur poshtë paditë e pabaza. Avokati tha për letrën nga avokatja e Swift, Kate Wright Morrone, se kishte pak përmbajtje ligjore, dhe pohimi i saj që Jack kreu sjellje ndjekëse dhe ngacmuese duke treguar rrugën e fluturimit të Taylor në botë ishte krejtësisht e pabazuar në ligj.

Gjërat filluan kur avokatët e Taylor lëshuan një kërcënim ligjor ndaj Sweeney në dhjetor, duke e paralajmëruar atë se nëse ai nuk ndalonte së vëni në rrezik sigurinë e klientes së tyre të famshme, ai do t'i nënshtrohej veprimeve të mëtejshme ligjore. Avokati i të akuzuarit gjithashtu vuri në dukje se Sweeney thjesht ngarkoi të dhëna të disponueshme publikisht nga Administrata Federale e Aviacionit për të gjurmuar lëvizjet e avionëve të Taylor. 

taylor swift avioni i taylor swift

Sondazh

Poll