Art&Argëtim

Anëtarëve të grupit 'The Beatles' do t'u kushtohen katër filma biografikë për secilin prej tyre

Filmat e realizuar nga Sony Pictures dhe Sir Sam's Neal Street Productions, do të dalin në kinema në vitin 2027.

21 Shkurt 2024, 16:18 Nga S.B
Anëtarëve të grupit 'The Beatles' do t'u kushtohen
The Beatles

SHBA- Regjisori Sir Sam Mendes do të bëjë katër filma të veçantë për anëtarët e ‘The Beatles’, një nga perspektiva e secilit anëtar të grupit. Sir Paul McCartney, Ringo Starr dhe familjet e John Lennon dhe George Harrison kanë dhënë të gjithë lejen dhe të drejtat e muzikës për katër filmat. Regjisori fitues i çmimit Oscar tha se ishte i nderuar që po tregonte historinë e grupit më të madh rock të të gjitha kohërave.

Filmat e realizuar nga Sony Pictures dhe Sir Sam's Neal Street Productions, do të dalin në kinema në vitin 2027. Nuk është e qartë nëse të katër filmat do të dalin menjëherë apo do të kenë një paraqitje të ndarë në kohë, por Sony tha se do të kishin një "ritëm inovativ publikimi" i cili do të shpallet në një datë të mëvonshme.

Sipas një deklarate, projekti shënon herën e parë që Beatles dhe kompania e tyre Apple Corps kanë dhënë të drejta të plota të historisë së jetës dhe muzikës për një film me skenar. The Beatles konsiderohen gjerësisht grupi më i madh britanik i të gjitha kohërave falë një varg albumesh klasike si Rubber Soul, Revolver, Sgt. Pepper's Lonely Hearts Club Band dhe Abbey Road. Hitet e tyre më të njohura përfshijnë Yesterday, Hey Jude, A Hard Day's Night, Eight Days A Week, Let It Be, Come Together, Here Comes The Sun, Twist and Shout, Love Me Do and Help!

Apple Corps tha se katër filmat e rinj do të eksploronin historinë unike të secilit Beatle dhe do t'i bashkonte ato në një mënyrë të përshtatshme tërheqëse dhe inovative. Producentja Dame Pippa Harris tha: Ne synojmë që kjo të jetë një përvojë unike emocionuese dhe epike kinematografike... Të kesh bekimin e Beatles dhe Apple Corps për ta bërë këtë është një privilegj i jashtëzakonshëm.

the beatles filmi i the beatles

Sondazh

Poll