Art&Argëtim

Reflekton të shkuarën e saj të tmerrshme, Jennifer Lopez publikon këngën e re "Rebound"

Ishte bashkëshorti i Lopez, Ben Affleck, ai që e frymëzoi atë për ta shndërruar dhimbjen e saj në art.

22 Shkurt 2024, 10:48 Nga S.B
Reflekton të shkuarën e saj të tmerrshme, Jennifer Lopez publikon
Jennifer Lopez

SHBA- Këngëtarja e njohur Jennifer Lopez publikoi videon e saj muzikore më të re ‘Rebound’ vetëm pak orë më parë. Kënga është pjesë e projektit të përpunuar të artistes 54-vjeçare ‘This Is Me... Now’, i cili ka tre pjesë. Kënga dhe videoja portretizon skena dramatike dhune të frymëzuara nga marrëdhënia abuzive e së shkuarës së saj. Ishte bashkëshorti i Lopez, Ben Affleck, ai që e frymëzoi atë për ta shndërruar dhimbjen e saj në art.

Videoja, e cila u filmua në studion e shtëpisë së Jennifer-it, kalon mes pasionit dhe mundimit, teksa një çift interpreton sekuenca koreografike duke përzier vallëzimin, debatin dhe shkatërrimin. Rebound, një përzierje e R&B dhe pop, u shkrua dhe u prodhua nga Lopez, Rogét Chahayed dhe Jeff 'Gitty' Gitelman. Në video, Jennifer vesh xhinse të thjeshta dhe një bluzë të bardhë teksa përballet me një marrëdhënie jo të shëndetshme. Kënga vjen pasi JLo së fundmi tha se ‘This Is Me... Now’ mund të jetë përpjekja e saj e fundit muzikore.

jennifer lopez this is me now rebound jennifer lopez

Sondazh

Poll